
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 persona të cilët udhëtonin të armatosur në rrugët e kryeqytetit.
Në kuadër të operacionit "Almak" u bë arrestimi i shtetasve K. Y., 35 vjeç, E. M., 41 vjeç dhe A. N. 32 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A. N., dhe pasagjerë shtetasit K. Y., dhe E. M.
Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. Y., shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, për të cilën drejtuesi i automjetit, shtetasi A. N. ka dhënë deklaratë të rreme se arma ishte e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me krehër me 6 fishekë, një automjet, dhe dy çekiçë, të gjetura gjatë kontrollit të automjetit.
Vijon puna për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së armës së zjarrit dhe sendeve të forta, nga 3 të arrestuarit. (A2 Televizion)