Tentoi të vriste dy persona në Mëzez, kapet i shumëkërkuari në port

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 09:22 | Kronikë
Tentoi të vriste dy persona në Mëzez, kapet i

Një person i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar Policia Kufitare e Portit të Durrësit në bashkëpunim me Seksionin Për Hetimin e Krimeve Ndaj Jetës.

Në kuadër të operacionit të koduar "Viaggo" u bë i mundur arrestimi i 31 vjeçarit S.E., teksa po përpiqet për t’u future në Shqipëri.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për S.E. pasi në prill të vitit 2019 në rrugën "Lisi", në Fushë-Mëzez, në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasve D. H. dhe Z. Q.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos