Aksident i frikshëm në Durrës, makina hipën mbi trafikndarës

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2023, 12:42 | Kronikë

Një automjet tip Citroen është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës pranë rrethrrotullimit në lagjen nr. 4 në Durrës.

Për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos