SPAK nuk ka kompetencë për vijimin e hetimit, dosja “Bajri” kalon në Prokurorinë e Shkodrës

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2020, 09:48 | Kronikë
SPAK nuk ka kompetencë për vijimin e hetimit, dosja

Dosja “Bajri” nuk do të jetë më në duart e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Gjykata e Posaçme vendosi ta dërgojë në Prokurorinë e Shkodrës si prokurori kompetentë për vijimin e hetimit.

Sipas gjyqtares Ilirjana Olldashi, SPAK nuk mund të hetonte më dosjen, pasi për të dyshuarit nuk është provuar akuza e “grupit të strukturuar kriminal”.

https://a2news.com/2019/12/17/po-tentojne-te-na-mbajne-me-cdo-kusht-ne-burg-grupi-bajri-padi-ndaj-gjyqtares/

Kërkesa për vlerësim të kompetencës u kërkua nga avokati Arbër Hoxha. Në prokurorinë e Shkodrës të dyshuarit Safet Bajri, Ilir Bajri, Behar Bajri, Astmer Bilali, Ismet Idrizi, Emrah Plaku dhe Enver Bajri do të hetohen për akuzat e “paracaktimit të rezultateve sportive”, “ndërtimit të paligjshëm” dhe “armëmbajtjes pa leje në ambiente private”.

Të dyshuarit e kësaj dosjeje u arrestuan në shtator të vitit 2018.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos