Aksident me 5 të plagosur në autostradën Lezhë-Tiranë

Nga A2 CNN
6 Maj 2019, 16:48 | Kronikë
Aksident me 5 të plagosur në autostradën Lezhë-Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë 5 persona të plagosur ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Lezhë-Tiranë, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Patokut ".

Policia bën të ditur se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë.

Personat e plagosur janë shtetasi me inicialet E.P., 28 vjeç, drejtuesi i një prej automjeteve, A.I., 30, drejtuesi i automjetit tjetër, si dhe 3 pasagjerët F.N., 32 vjeç, A.H., 34 vjeç dhe M.N., 27 vjeç.

Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhen nën kujdesin mjekësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos