Spitali Universitar i Traumës bën me dije se aktualisht po marrin shërbim 12 persona, nga të cilët 5 efektivë policie dhe 7 protestues, të cilët janë lënduar në zonën e Astirit.
Bëhet me dije se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën.
Që në orën 06:00 të mëngjesit kanë nisur përplasjet mes banorëve dhe policisë, ndërkohë që fadromat kanë vazhduar punën për prishjen e 8 ndërtesave të parashikuara për ditën e sotme.
Banorët kanë hedhur gurë ndaj policisë, ndërsa forcat policore janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. (A2 Televizion)