Përplasje dhe të shtëna arme në degën e PD në Kurbin, kërkohet një 53-vjeçar

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 20:53 | Kronikë
Përplasje dhe të shtëna arme në degën e PD në

Mbledhja e një dege lokale të Partisë Demokratike në Kurbin ka degjeneruar në një përballje midis dy personave, të kulmuara me përdorimin e armëve të zjarrit.

Forcat e policisë po kërkojnë 53-vjeçarin V.R. i cili akuzohet se rreth orës 17:30, gjatë konfliktit me atë që burimet e A2 CNN kanë identifikuar si nënkryetarin e degës Kastriot Marku, ka qëlluar me armë zjarri në korridorin e degës,  dhe më pas është larguar në drejtimin të paditur.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit dhe kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit V. R, sipa sburimeve shtetasi Van Rica, që sipas deklaratës së policisë  ishte mbështetës i një kandidati tjetër në primare. Autori i krimit kërkohet tashmë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos