Përplasje fizike mes demokratëve të shtunën? Çupi: As në ëndrrën më të keqe

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 21:36 | Politikë
Përplasje fizike mes demokratëve të shtunën? Çupi: As

Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike, në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, përjashtoi mundësinë e përplasjes mes demokratëve të shtunën, në kuvendin e dytë të PD-së.

“As në ëndrrën më të keqe nuk e mendoj një përplasje fizike mes demokratëve. Nëse duhet përplasje idesh, unë i ftoj në kuvendin e 18 dhjetorit. Këto ngjarje të këtyre ditëve janë për të shmangur impaktin e madh që do të ketë Kuvendi i datës 18 dhjetor. Unë mendoj që çdo demokrat mund të protestojë apo denoncojë ku të dojë, por as në ëndërr nuk mendoj që një që një pjesë e demokratëve të sulmojë një pjesë tjetër të demokratëve. Do të ishte e pafalshme dhe historia do të na dënonte rëndë”, tha Çupi.

https://a2news.com/2021/12/13/pasdite-e-nxehte-dhjetori-ne-pd-mes-bashes-dhe-berishes-mbledhje-paralele-ne-seli-akuza-per-pranine-e-bandave-te-armatosura/

Sipas saj, kemi të bëjmë me “një situatë të rëndë në Partinë Demokratike”.

“Unë jam munduar ta shikoj me realizëm dhe me dhembshuri për partinë. PD-ja është institucion dhe pasuri kombëtare. Ka një statut me të cilin kemi punuar prej 30 vitesh, ka struktura që kanë funksionuar dhe presim tani Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit. Ata që erdhën sot në seli ishin demokratë, por nuk mund të them se ata demokratë zëvendësuan strukturat. Nuk janë depozituar firmat sipas protokollit”, nënvizoi Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos