Përplasje PD-KQZ për fletët e votimit në Vaun e Dejës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 19:04 | Aktualitet
Përplasje PD-KQZ për fletët e votimit në Vaun e Dejës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpjegoi se fletët e votimit që u përdorën në Vaun e Dejës në 30 qershor kaluar me procedurë të thjeshtuar në doganë.

“Është aplikuar procedura e deklarimit të thjeshtuar dhe me rregullimin e sistemit do të hartohej dhe deklarata doganore. Pas kryerjes së procedurave të deklarimit të thjeshtuar, mjeti që transportonte fletët e votimit për KZAZ-në nr. 6, Vau Dejës, i është dorëzuar Punonjësve të KQZ-së, të cilët më pas kanë bërë kolaudimin e produktit të mbërritur nga kompania sllovene CETIS. Shpërndarja e fletëve të votimit ka përfunduar rreth orës 06.00 të mëngjesit”.

Por nga selia e PD, sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso tha se dokumentet e doganës u prodhuan për të justifikuar alibinë e mazhorancës.

“Alibia qesharake e KQZ-së se natën e ardhjes së fletëve të votimit se nuk ka punuar sistemi doganor, rrëzohet nga dokumenti zyrtar i dalë nga vetë sistemi i doganave, ku shkruhet se fletët e votimit në orën 08:00 ishin akoma në doganë”, tha Ivi Kaso.

Kujtojmë se materialet zgjedhore në Vaun e Dejës u dogjën një ditë para votimit të 30 qershorit dhe u zëvendësuan më pas për votimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos