Përpos Ramës e Berishës edhe Alibeaj në Elbasan: Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për shqiptarët

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 12:39 | Politikë

Figurat politike të vendit kanë vizituar sot Elbasanin, qytetin në të cilin Dita e Verës ndihet më shumë se kudo tjetër në Shqipëri.

Përpos kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Sali Berisha, në qytetin e ballokumeve duket se ka shkuar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Mesa shihet nga fotot e shpërndara në rrjetet e tij sociale, Alibeaj është mbledh me miq, bashkëpunëtorë dhe demokratë të Elbasanit këtë të martë.

“Në ditën e parë të verës në qytetin simbol të kësaj feste. Mes miqve të mirë, bashkëpunëtorëve dhe demokratëve elbasanas dhe atyre që kanë mbërritur nga gjithë Shqipëria. Qoftë kjo ditë sipari i pranverës së vërtetë për të gjithë shqiptarët. Gëzuar,” shkruan Alibeaj në postimin e tij.

Kurse, më herët gjatë ditës kreu i demokratëve Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Elbasanit që të mbështesin Luçiano Boçin në zgjedhjet e 14 majit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/rama-pensionisteve-nga-elbasani-mos-degjoni-thashethemet-gati-mbeshtetja-tjeter-sociale/
https://a2news.com/2023/03/14/14-marsi-dita-e-lulezimit-berisha-qytetareve-ne-elbasan-mbeshtesni-bocin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos