Rama për pagat minimale: U barazuam me Shkupin, do rriten sërish, por jo artificialisht

Nga A2 CNN
14 Mars 2023, 12:26 | Politikë
Rama për pagat minimale: U barazuam me Shkupin, do rriten sërish, por

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin për rritjen e pagës minimale, duke e krahasuar me situatën e vendeve të tjera të rajonit.

Sipas tij, Shqipëria e ka nisur “nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën”.

Rama deklaroi se priten edhe dy rritje të tjera brenda këtij mandati, për ta çuar atë në 45 mijë lek, sipas tij përtej edhe premtimeve elektorale. Njëkohësisht brenda majit do të duhet të ketë një rritje edhe të pagës mesatare.  

Ai pohon se nuk kishte parashikuar në këtë rritje faktorë të jashtëm. “Objektivi ynë elektoral nuk merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën”, duke thënë se çdo rritje jashtë produktivitetit ekonomik të vendit është artificiale dhe sjell pasoja destabilizuese”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/14/rama-pensionisteve-nga-elbasani-mos-degjoni-thashethemet-gati-mbeshtetja-tjeter-sociale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos