Zgjidhja para zgjedhjeve, deputeti i PD: Ka vetëm një rrugë, në të kundërt jemi të humbur

Nga A2 CNN
13 Mars 2023, 20:37 | Politikë
Zgjidhja para zgjedhjeve, deputeti i PD: Ka vetëm një rrugë,

Të dyja palët e Partisë Demokratike janë me sytë nga KQZ dhe KAS. Edhe pse krye Komisioneri Celibashi nuk ka marrë asnjë vendim se kë do të regjistrojë, ose nuk do të regjistrojë në 14 maj, si Alibeaj edhe Berisha dorëzuan ankimimet në KAS, ku edhe dje u hodh shorti. KAS i refuzoi ankimimet, pasi duhet te shprehet KQZ me parë, por ndërkaq paralajmëroi Celibashin që të vendosë në afat, pasi ndryshe cenon të drejtën e një partie për t’u regjistruar.

Për këtë çështje u diskutua këtë të hënë në emisionin Debat. Flamur Hoxha, deputet i PD, u shpreh se PD duhet të dalë patjetër me një kandidat të vetëm në zgjedhjet e 14 majit.

“Është një detyrim që duhet ta marrë kryetari në detyrë, Alibeaj, për të krijuar një aleancë më të gjerë, që ka të bëjë me daljen me një kandidat. Në këtë rast do të duhet të jetë e ardhmja politike për të gjithë përfaqësuesit e kësaj force. Zgjidhja nuk vjen nga ata që e kanë krijuar këtë krizë, nëse i referohemi sot deputetes më të re të PD, nëse ajo bëhet pjesë e zgjidhjes, ajo e gjen zgjidhjen. PD, për të shkuar e bashkuar në këto zgjedhje, për të shkuar me një kandidat të vetëm, po shihet larg dhe po mbahet peng nga disa persona, të cilët janë në kupolën drejtuese të PD, ata që kanë qenë gjithmonë dhe duhet të bëjnë një sakrificë.

Por, a mund të jetë një zgjidhje pa tre emrat, Berisha, Basha dhe Alibeaj? “Është shumë e pranueshme një zgjidhje pa tre emrat në konflikt. Të 61 kandidatët që kanë dalë nga primaret janë akoma më shumë në presion të një fushate që do të bëhet një betejë për të dalë i dyti apo i treti. Janë pak bashki që mund të fitohen nëse dalim me 2 kandidatë. Këtë ua garantoj”, tha Hoxha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/13/konflikti-brenda-pd-hoxha-nese-vendimi-i-3-marsit-do-te-ishte-ne-favor-te-pales-se-rithemelimit-kjo-pune-do-ishte-mbyllur/

A2 CNN Livestream

Latest Videos