
Për dekada të tëra, blerja e reçipetës së parë kishte simbolikën e saj të veçantë, si një lamtumirë në fëmijëri, një vështrim i fshehtë në moshën madhore, një ide e parë e njohjes së vajzës me trupin e saj të ri femëror. Mund të jetë e njëjta gjë edhe sot, përveç se tashmë kjo periudhë e ndryshimit nuk shoqërohet me blerjen e reçipetave, por futjes së tyre në sirtar dhe të lëvizur lirshëm.
E në këtë drejtim nuk janë vetëm një apo më shumë vajza që e kanë përqafuar këtë trend, por janë edhe pasarelat e mëdha në sfilatat e tyre.
Që nga fillimi i pandemisë, shumë kanë folur për fundin e reçipetave. Rehatia filloi të kishte përparësi mbi të qenit seksi dhe, siç tregojnë shitjet në mbarë botën, reçipetat sportive (të bëra nga materiali i butë, pa tela) u bënë më të shiturat për gratë.
Njëra prej tyre është edhe aktorja Gillian Anderson, e cila kërkoi falje në Instagram: “ Nuk më intereson nëse gjoksi më arrin në kërthizë, nuk do të mbaj më sytjena, është shumë e pakëndshme”.
Për brezin e vajzave Z, refuzimi për të veshur reçipeta nuk fsheh asnjë mesazh politik, nuk tenton të bëjë një revolucion social apo të flasë mbi shtypjen e formës femërore. Ata thjesht nuk i konsiderojnë gjithmonë të nevojshme dhe prandaj nuk i veshin, ashtu, pa strategji dhe përshëndetje luftarake feministë. (A2 Televizion)