“Personi me aparat provokoi...”, Partizani në kundërsulm

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2019, 17:49 | Futboll
“Personi me aparat provokoi...”, Partizani në kundërsulm

Kundër dhunës në stadium, por në mbrojtje të tifozëve. Kjo është strategjia e Partizanit, që reagoi për episodin e ndeshjes ndaj Flamurtarit.

Përpos distancimit dhe fajësimit të disa individëve, të cilët nuk përfaqësojnë mbështetësit e kuq, klubi kryeqytetas shkoi më tej. “Personi me aparat fotografik ka luajtur rol aktiv duke provokuar individët që ju afruan. Është raportuar se u godit një zyrtar i Flamurtarit, ndërkohë që emri i këtij personi nuk figuron në listën e foto-reporterëve të akredituar për këtë takim. Mbetemi ende të paqartë se çfarë funksioni ka në klubin Flamurtari personi, i cili u përfshi në këtë incident”, thuhej në deklaratën e Partizanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos