“Perversitet në detaje dhe mikrofon njerëzve në zi”, Lutfi Dervishi kritikon mediat për pasqyrimin e krimit në Fier

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 21:55 | Sociale
“Perversitet në detaje dhe mikrofon njerëzve në zi”,

Analisti Lutfi Dervishi, në “Absolut 4” me Blendi Salajn, kritikoi ashpër punën e medias në pasqyrimin e ngjarjes së rëndë që ndodhi në Fier, ku një fëmijë u vra dhe u gropos nga fqinji i tij 38-vjeçar.

“Ngjarja e fundit tragjike është një nga faqet më të zeza të medias shqiptare, duke iu referuar përversitetit në detaje dhe vendosjes së mikrofonëve njerëzve që janë në zi. Ka dallim mes interesit publik dhe asaj që është interesante për publikun. Ata që merren me këtë punë kanë vetë fëmijë e familjarë. A do të dëshironin që t’i shikonin në ekran? Ky është standardi. E dyta, është Kodi i Etikës së Gazetarëve, që thotë se duhet ta respektosh personin që është në zi”, deklaroi Dervishi.

https://a2news.com/2021/11/18/raportimi-i-dhunes-gjoni-thirrje-per-shkeputjen-nga-detajet-je-pasqyrues-lajmi-jo-shites-lajmi/

Lutfi Dervishi kritikoi edhe atë që e quajti mani të mediave, që “çdo aksident, sado i rëndomtë të jetë, kudo që të ndodhë, jepet në ekran si lajm i fundit”.

“Po të kishte këtë standard SHBA apo Kina, do t’i duheshin 5000 kanale informative”, tha Dervishi.

“Medias i thonë pushtet i katërt për të kontrolluar punën e 3 të tjerëve. Këtë punë, media jonë nuk po e bën. Kemi hyrë në një dekadë ku politikani e bën median vetë, biznesi vetë, çdo njeri vetë. Këtu hyn çështja e besimit ndaj medias dhe vjen momenti që më shumë sesa mjekësisë, i beson përrallave dhe mjekëve popullorë, duke rrezikuar shëndetin publik”, shtoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos