Përvjetori i policisë, riciklimi i drejtuesve vazhdon, por vrasjet dhe shpërthimet nuk ndalen

Nga A2 CNN
12 Janar 2022, 15:18 | Kronikë
Përvjetori i policisë, riciklimi i drejtuesve vazhdon, por vrasjet dhe

Në prag të përvjetorit të 109 të Policisë së Shtetit, kriminaliteti në vend nuk po ndalet, ndërsa qarqet historikisht problematike vijojnë të jenë vatra të nxehta. Policia e Shtetit angazhoi dhe forcat speciale RENEA për të ulur valën e krimeve, por mesa duket grupet kriminale nuk ndalojnë as para tyre.

Më 3 janar, makina e Benard Sinomatajt u shpërthye me eksploziv në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme pranë vendit të shoferit, ndërsa ishte një mesazh i qartë për Sinomatajn, i cili rezulton se jeton jashtë vendit.

Po në të njëjtën datë në spitalin e Lezhës u shfaq me 3 plagë plumbi Vinçens Piroli, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë. Më 4 janar, u shënua dhe viktima e parë për 2022. 

Një atentat i mori jetën një të riu dhe la të plagosur 4 persona në Don Bosko. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 në një kohë kur qytetarët nuk lëvizin dot me automjete për shkak të trafikut, atentatorët u larguan lehtësisht. 

Tirana nuk gjeti qetësi teksa një tjetër atentat me tritol në makinë la të plagosur dy persona.

Mikel Harizaj nga Vlora drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka lidhje me tritolin e Vlorës së datës 3 janar.

Edhe viti 2021, nuk u mbyll me një bilanc të mirë të ngjarjeve kriminale. Mes 61 vrasjeve viti që lamë pas, u mbyll me 119 kilogramë kokainë të mbërritur nga Ekuadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos