
Ajo hyn me hapa të sigurt në qendrën e librit dhe leximit. Aty gjen portretin e bashkëshortit, shkrimtarit Dhimitër Shuteriqit dhe pëshpërit se ka jetuar bukur me të, një jetë mbushur me dashuri.
Mynever Shuteriqi tregon në këtë intervistë marrëdhënien e saj me librin duke e lidhur me një tjetër dashuri të përjetshme, Dhimitër Shuteriqin, madje që pa mbushur të 15-tat kur shkrimtarin veç e lexonte.
“Kur isha e vogël i kërkoja lekë babit vetëm që të blija libra të vegjël. Aty e njoha Dhimitrin. E dashurova që kur e lexoja se ai u bë i famshëm më përpara”, tregon Myneveri.
Po ai si u dashurua me ty?
“Shkova si partizane në mal dhe sekretari i partisë më tha të punoja me të. Ne do marrim pushtetin pas luftës dhe, ai do të të mësojë. Kaq më tha”.
Dhe ata e morën pushtetin. Pas martese ai ishte shkrimtari ndërsa ajo shefe e sektorit të propagandës. Intervista për propagandën dhe për letërsinë: “I kam takuar edhe në këtë kohë njerëzit me të cilët kam punuar dhe më thonë, asnjëherë s’kemi pas vërejtje për ty”, shtoi ajo.
Por, ajo ka një vërejtje për brezin e ri, që tanimë nuk lexon edhe aq shumë. (A2 Televizion)