Forumi Ekonomik Botëror, në Davos do të flasin edhe Rama e Vuçiç

Nga A2 CNN
16 Janar 2023, 17:14 | Aktualitet
Forumi Ekonomik Botëror, në Davos do të flasin edhe Rama e

Nis sot në Davos takimi i përvitshëm i Forumit Ekonomik Botëror. Qyteti i vogël i alpeve zvicerane do të presë mbi 2,700 pjesëmarrës, ku ndër ta liderë shtetërorë, drejtues të kompanive më të mëdha në botë dhe aktorë nga shoqëria civile.

Pjesëmarrës në forum do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të marrë pjesë në dy panele. Të martën, Rama do të flasë për sigurimin e infrastrukturave kritike, në kuadër të sulmeve kibernetike që ka përjetuar vendi përgjatë muajve të fundit.

Ndërsa të enjten, së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, Rama do të flasë në panelin “Zgjerimi i Horizonteve të Europës”. Dy liderët ballkanikë do të flasin për nismën e Komunitetit Politik Europian, por edhe për rëndësinë e fqinjëve të Bashkimit Europian në këtë kohë lëvizjesh gjeopolitike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos