Pesë vite me galerinë 70, në oborrin e mbretëreshave me muskuj, me ngjyrat e Shpëtim Kërçovës

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 17:43 | Kulturë
Pesë vite me galerinë 70, në oborrin e mbretëreshave me

Kërcova i shkëputet me sukses këtij lloj kategorizimi dhe këtij lloj kurthi historik. Figurat e tij në këtë ekspozitë janë njëkohësisht sensuale dhe seksuale, brutale dhe vulnerabël.

Në dy-tre prej pikturave ato përshkruhen dhe paraqiten së bashku në një kopsht të pavend, në një lloj parajse personale, në një palestër ajrore dhe tokësore ku ushtrojnë ritualin e tyre sportiv dhe psikologjik, motivues dhe emocional, të shkëputura nga realiteti por jo nga identiteti. Këto figura zënë shumicën e tablosë, duke lënë pak vend për sfondin që shumicën e rasteve është një lloj gjelbërimi te tuk, një mur i abstraguar apo kalim gradual tonaliteti për efekte shquese të figurës qendrore.

Kështu shkruan Genti Gjikola, studiues arti, për veprat më të fundit që ekspozon artisti Shpëtim Kërçova. Në “gallery 70” pranë “Toptani Shopping Center”, këtë mars, gratë e vajzat vijnë të forta, të fuqishme aq sa për të marrw në dorë trupin e tyre për t’i dhënë format që duan. Duket si një mesazh në një muaj që jehon gjatë për gratë dhe vajzat në vendimmarrje, por edhe mbi të drejtat e tyre. Por, ky është vetëm një nga artistët që është rikthyernë galeri 70. Këtë pesë vjetor, përgjatë vitit galeria ka hartuar një kalendar artistik që do t’i bëjë bashkë jo vetëm artistët që kanë ekspozuar aty, por edhe të rinj apo edhe artistë të njohur në galeritë europiane.

Përmendim këtu prezantimin e artistit francez, Fabien Bouguennec, ndërsa pritet që në tiranë të mbërrijë edhe galeristi i njohur gjerman Mathias Bergmann. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos