
Sektori i peshkimit në liqenin e Pogradecit, përballet me vështirësi të shumta thuajse në kushte mbijetese. Si çdo gjueti edhe ajo e peshkut në liqen, kërkon edhe fatin që të justifikojë mundin dhe shpenzimet.
Por që në rastin më të mirë, të shërben vetëm për t’u ushqyer.
“Vetëm mund të mbijetosh, nuk mund të thuash që shërben për të pasur të ardhura”.
I pyetur nëse ka ndjerë ndonjëherë ndihmën e shtetit, si në ndihmë konkrete ashtu edhe në orientimin e tregut, peshkatari Llambi Pengu na jep këtë përgjigje.
“Momentalisht nuk përfiton asgjë, përveçse quhesh i vetëpunësuar. Nuk ka subvencion nafte. Nuk ka as treg për grumbullimin e peshkut”.
Ndërsa lutet që shtetit të paktën t’u subvencionoje çmimin e karburantit, i cili sa vjen e shtrenjtohet
“Shteti për të na ndihmuar është e mira të na njohë subvencionimin e karburantit se do të jetë shumë pozitive dhe lehtësuese se karburanti është shumë i shtrenjtë”.
Aktualisht në Pogradec janë mbi 250 peshkatarë të licensuar, të cilët kane thuajse të njëjtat halle, ndërsa deri me sot nuk kanë qenë të përfshirë në asnjë skemë ndihmëse nga qeveria. (A2 Televizion)