“Peshkoi” trupin e pajetë, por e rihodhi në det, arrestohet peshkatari

Nga A2 CNN
14 Shtator 2021, 10:10 | Ballkani
“Peshkoi” trupin e pajetë, por e rihodhi në det,

Një peshkatar në Greqi është arrestuar pasi raportohet se ka ridhedhur ne det një trup të pajetë të ngecur në rrjetën e tij.

Incidenti ndodhi të dielën, në të njëjtën ditë kur viktima, një 74-vjeçar që gjuante për peshk me pushkë uji, u raportua i humbur pranë brigjeve të Pelionit. “Viktima u ngjit në bord dhe më pas u hodh përsëri në det teksa ishte në rrjetë”, tha Roja Bregdetare në një deklaratë. Patrullat detare dolën në kërkim të personit të humbur të cilin më pas e gjeti një palombar.

Peshkatari 52-vjeçar do të procedohet me akuzën e mosraportimit të zbulimit të një trupi të pajetë, tha Roja Bregdetare.

Pelion është një prej vendeve më të vizituara të Greqisë, me mijëra turistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos