
Dy vëllezër janë vënë në pranga në Peshkopi, pas një konflikti me dy shtetas të tjerë, punonjës policie jashtë detyrës.
Të arrestuarit janë vëllezërit R.T. 22 vjeç dhe K.T, 24 vjeç, që sipas forcave të rendit për motive të dobëta i kanë shkaktuar punonjësve të policisë dëmtime të lehta trupore.
Dy të arrestuarit kanë kundërshtuar me forcë edhe efektivët e patrullës që i kanë shoqëruar në komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik". (A2 Televizion)