Peskov me orë 6 milionë dollarëshe në dorë, zëvendësministri rus tenton t’ia mbulojë me mëngë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 15:53 | Bota
Peskov me orë 6 milionë dollarëshe në dorë,

Zëdhënësi i Kremlinit është fotografuar së fundmi duke mbajtur në dorë një orë që besohet të kushtojë 6 milionë dollarë.

Fotot e Dimitry Peskov-it janë publikuar në mediat sociale nga Maria Pevchikh, një gazetare investigative ruse.

Si duket aleati i Vladimir Putinit ka qenë i pranishëm në një ceremoni, po ngrinte një dolli dhe në atë moment doli në pah edhe ora e tij aspak modeste.

Më pas ka qenë zëvendësministri rus i Mbrojtjes e cila ka tentuar që t’ia mbuloje orën me mëngë.

Ja një histori tjetër që më çmend. Peskov, me mikrofon në dorë ngre një dolli. Fotografohet dhe një orë që kushton 6 milionë dollarë i duket në dorë. Zëvendësministri i Mbrojtjes e pikas dhe me kujdes ia mbulon kyçin me mëngë. (A2 Televizion)

Maria Pevchikh, gazetare investigative ruse
https://twitter.com/pevchikh/status/1605195195963916289?s=20&t=ErCNOrlx5-ztgvVz3e71ww

A2 CNN Livestream

Latest Videos