Petkoviç akuza ndërkombëtarëve: Bashkëpunuat me Kurtin për pushtimin e veriut

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 20:17 | Kosova
Petkoviç akuza ndërkombëtarëve: Bashkëpunuat me

Kreu i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka folur për tensionet e djeshme në veri të Kosovës.

Ai ka akuzuar përfaqësuesit e shteteve ndërkombëtare duhet që në vend të “Tweet”-eve dhe reagimeve të ashpra të shpjegojnë “popullit serb se pse KFOR-i nuk i mbrojti ata”.

Sipas tij, ndërkombëtarët duhet të ndërmarrin hapa konkretë që “Kurti të heqë pushtuesit e tij nga veriu i Kosovës”.

Në fund ka akuzuar faktorin ndërkombëtar se është “bashkëpunëtor i Kurtit” në atë që e ka cilësuar “okupim i veriut”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos