Pika kufitare Morinë, dyndje automjetesh nga Kosova, krijohen radhë të gjata

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 13:15 | Aktualitet
Pika kufitare Morinë, dyndje automjetesh nga Kosova, krijohen radhë

Nxitur nga temperaturat e ngrohta në vendin tonë, mijëra qytetarë nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën. Ka nga ata që rrugën e largët e marrin edhe për të kryer shërbime shëndetësore në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme mbi 12 mijë shqiptarë të Kosovës dhe mbi 4500 mjete kanë kaluar kufirin në doganën e Morinës, ndërkohë që për të hyrë në territorin shqiptar pritjet zgjasin deri në 30 minuta.

Për të përballuar fluksin, policia kufitare po punon me 5 sportele dhe procedurë të përshpejtuar, por radha mbetet sërish shumë e gjatë.

Vetëm këtë javë kanë hyrë në Shqipëri, rreth 20 mijë shtetas kosovarë, të cilët thonë se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos