


Piloti i një EasyJet-i bëri një kthesë 360 gradë për t’u treguar pasagjerëve që kishte në bord pamjen e dritave të veriut.
Aeroplani po udhëtonte nga Islanda në Mançester ndërsa dritat e veriut po ndriçonin qiellin në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në një shfaqje të rrallë.
Pasagjeri Adam Groves, nga Lymm, Cheshire, tha se fenomeni i rrallë ishte mënyra më e mirë për të mbyllur udhëtimin e tij prej katër netësh.
Groves tha se ai dhe e fejuara e tij Jasmine Mapp ishin në anën e djathtë të aeroplanit, i cili u ngrit nga Reykjavik, dhe nuk do të ishin në gjendje t’i shihnin dritat nëse piloti nuk do të ishte aq i sjellshëm.
"Ne po shpresonim t’i shihnim në Islandë, por nuk e patëm mundësinë. Nisëm fluturimin dhe në gjysmë të rrugës së fluturimit piloti fiki të gjitha dritat dhe pamja mund të shihej nga dritarja e majtë. Por ne ishim ulur në anën e djathtë dhe pas disa minutash piloti u kthye dhe bëri një kthesë 360 gradë për ta parë të gjithë”. (A2 Televizion)