Piloti i MotoGP martohet me thjeshtrën pas një lidhje 11-vjeçare

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 10:25 | Lifestyle

Një pilot motorësh ka treguar së fundmi për mediat se është martuar me thjeshtrën dhe së bashku janë duke pritur fëmijë e tyre të parë.

26-vjeçari portugez Miguel Oliveira që garon në MotoGP lidhi kurorë me partneren e tij Andreia Pimenta, pasi më herët e kishin mbajtur lidhjen e tyre sekrete për 11 vjet.

Çifti i lumtur, që u njohën për herë të parë kur ishin 13 vjeç, u takuan kur babai i Miguel u martua me nënën e Andreia. Ata e mbajtën lidhjen të fshehtë për shumë kohë përpara se të vendosnin së fundmi të dilnin hapur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos