
Një koleksion prej më shumë se 120 kitarash që i përkisnin David Gilmour të Pink Floyd shkojnë nën çekiçin e shtëpisë së ankandeve Christie’s në Nju Jork.
"Është koleksioni më i rëndësishëm i kitarave që del në treg në dekada”, thotë një zëdhënëse e Christie’s.
Kitarat që janë përdorur për realizimin e disa prej himneve të shekullit XX si “Another Brick in the Wall”, “Hey You” apo “I Wish you Were Here” pritet të shiten për disa qindra mijëra dollar
Shtëpia e ankandeve Christie’s thotë se secili prej instrumenteve ka historinë e vet në karrierën e suksesshme të Gilmour.
Të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitjet do të shkojnë për bamirësi për një organizatë që lufton ndryshimet klimatike. (A2 Televizion)