
Gjykata Penale e Tiranës vendosi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti. Ai u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro ndaj një qytetareje.
Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar duke i premtuar se do të bëhej ortak me të në një agjenci udhëtimesh.
Kallëzuesja pretendon se Alimehmeti i ka marrë shumën prej 270 mijë euro, por ajo ka mundur që të vërtetoje përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh. (A2 Televizion)