
Një 23-vjeçare ka mbetur e plagosur me armë zjarri në ambientet e një hoteli nën autostradën Tiranë Durrës, gjatë mëngjesit të kësaj të hëne, njoftoi policia.
Autoritet thonë se kanë identifikuar autorin e dyshuar, një 32-vjeçar me inicialet F.D., banues në Sukth, dhe kanë nisur kontrollet në zonë me qëllim arrestimin e tij. Për këtë qëllim janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale në bashkëpunim edhe me Policinë e Tiranës dhe të Fierit.
Ndërkohë, e reja është dërguar në spital dhe sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)