Shoferi i kamionit me 119 kg kokainë: Mu prezantuan si shteti, më thanë “mbyll gojën se të shuajmë familjen”

Nga A2 CNN
2 Janar 2022, 12:50 | Kronikë
Shoferi i kamionit me 119 kg kokainë:  Mu prezantuan si shteti, më

Zbulimi i 119 kilogramëve kokaine të gjetur sërish në një kamion me banane nga Ekuadori, ishte një nga ngjarjet më të bujshme të kronikës në orët e fundit të vitit 2021.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Hasan Salihun, Gazim Kalanë dhe Marson Muratajn, të arrestuar lidhur me sasinë e 119 kg kokainës nga Ekuadori.

Tre të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me kokainën.

https://youtu.be/G2VHt97jlRI

Ndërkohë, A2 CNN zbulon edhe deklaratat e bëra autoriteteve nga shoferi i kamionit në fjalë, Hasan Saliut.

 Salihu tregon se si mbrëmjen e 28 dhjetorit, pasi ka marrë kontejnerin me banane në Romanat e kanë ndaluar 4 persona, që i janë prezantuar si "shteti", një nga të cilët e ka kërcënuar dhe tre të tjerët i kanë kontrolluar ngarkesën.

https://a2news.com/2021/12/31/droga-nga-ekuadorin-ne-shqiperi-kontejneri-kaloi-skanerin-me-119-kg-kokaine/

 “Kam hapur krahun në hyrje të një karburanti dhe po rrija me njërin nga këta persona, që po më thoshte, mbylle gojën se do të zhduk familjen po e hape, ndërkohë që tre persona të tjera kishin shkuar në pjesën fundore të kontejnerit ku kanë ndenjur rreth 30 minuta duke e kontrolluar” .

Sipas shoferit të arrestuar, me pas ka zbritur edhe personi që ndodhej në kabinë dhe 4 personat bashkë janë larguar në drejtim të rrugës nacionale për Durrës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/31/kokaina-e-kapur-te-bananet-policia-jep-detajet-arrestohen-3-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos