Trafiku i 49 kg kokainë në Shqipëri, SPAK kërkon pushimin e hetimit ndaj babait të Arbër Çekajt

Nga A2 CNN
11 Maj 2023, 11:44 | Kronikë
Trafiku i 49 kg kokainë në Shqipëri, SPAK kërkon pushimin e

Prokuroria e Posaçme, SPAK, i kërkon gjykatës të pushojë hetimin e nisur ndaj Selim Cekajt, babait të Arbër Çekajt, i dënuar për trafikimin e 613 kg kokainë kolumbiane në Shqipëri.

Selim Cekaj u arrestua në prill të vitit 2021, në lidhje me një sasi prej 49 kg kokainë të gjetur në shasinë e një kontenieri me banane të porositur në Ekuador nga kompania nën administrimin e tij "Ecoalmax". Gjatë hetimit të SPAK, nuk është provuar që Çekaj të ketë pasur dijeni mbi sasinë e drogës e as të jetë angazhuar për trafikimin e saj. Burime pranë SPAK bënë me dije se hetimi për identifikimin e trafikantëve të 49 kg vijon.

Selim Çekaj qëndroi në masën e sigurisë "arrest në burg" nga prilli në tetor 2021 e më pas masa ndaj tij u zbut me kërkesë të SPAK dhe atij vetë në "arrest shtëpie" e në "detyrim për paraqitje". Pas arrestimit dhe gjatë hetimit, ai kundërshtoi akuzën, duke pretenduar se nuk kishte asnjë lidhje me drogën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/19/ne-burg-per-trafikimin-e-613-kg-kokaine-denim-i-ri-per-arber-cekajn/
https://a2news.com/2021/10/15/lirohet-babai-i-arber-cekajt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos