Plagoset me thikë nxënësi i shkollës në Vlorë

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 11:03 | Kronikë
Plagoset me thikë nxënësi i shkollës në Vlorë

Një nxënës shkolle ka mbetur i plagosur me thikë si pasojë e një përleshjeje me disa persona të tjerë, në qytetin e Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në lagjen e Çoles, të qytetit bregdetar.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë, ndërkohë që i plagosur është dërguar për të marrë ndihmë në spitalin rajonal.

Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos