“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen e Endri Mustafës, ai ishte duke fjetur”

Nga A2 CNN
20 Maj 2021, 10:20 | Kronikë

Edison Arrazi ishte një nga personat e shoqëruar pas vrasjes pak ditë më parë në Shkodër të Endri Mustafës, i cili është lënë në burg nga gjykata për një sasi kanabisi.

Mësohet se Edison Arrazi nuk është pyetur fare nga gjykata për vrasjen e Endri Mustafës, por vetëm për sasinë e drogës prej 280 gramë kanabis, që u gjet në një magazinë.

https://a2news.com/2021/05/18/zbardhet-vrasja-ne-shkoder-shpallet-ne-kerkim-autori-arrestohet-dhe-nje-i-mitur/

Në procesverbalin e arrestimit të policisë, shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.

https://a2news.com/2021/05/18/ata-e-dine-mire-kush-ua-ka-vrare-djalin-mustafa-lici-ky-eshte-nje-blof-i-pergatitur-nga-policia/

Për këtë rast, ka folur edhe Ergys Arrazi, vëllai i Edisionit, i cili është shprehur se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen, si dhe as me drogën. “Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë. Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton policia e shtetit, që e dyshon vetëm për drogë. Vëllai, në momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë”, është shprehur Ergys Arrazi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos