
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.
Njoftimi ka ardhur nga spitali i Vlorës ku 19-vjeçari Sebastian Jallaj është paraqitur i plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund, ndërsa rrethanat janë ende të paqarta. (A2 Televizion)