Arrestohet 47-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për trafik narkotikësh në Itali

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 09:47 | Kronikë
Arrestohet 47-vjeçari i dënuar me 10 vite burg për trafik

Policia ka arrestuar një 47-vjeçar të kërkuar nga Italia pasi rezulton i dënuar atje me 9 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.  

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Agimi”. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Taulant Agushi, 47 vjeç, banues në fshatin Starovë, Pogradec”.

Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos