
Policia e Vlorës ka arrestuar, mëngjesin e së premtes, 40-vjeçarin i cili plagosi me thikë tre persona një natë më parë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen Lef Sallata”, njoftoi policia.
Të enjten në mbrëmje, pas një konflikti për motive të dobëta, 40-vjeçari plagosi me Nexhip Hyskaj, 40 vjeç, Kevin Nuredini, 23 vjeç dhe Ervis Sejko, 35 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, kur autori ka hyrë te berberi dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin brenda. Mësohet se agresori ka mbetur dhe vetë i plagosur. Dyshohet se autori ka qenë i dehur. (A2 Televizion)