Vlorë, tre të plagosur me thikë

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 21:00 | Kronikë
Vlorë, tre të plagosur me thikë

Tre persona janë plagosur me thikë në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së enjtes.

Të plagosurit, Nexhip Hyskaj, 40 vjeç, Kevin Nuredini, 23 vjeç dhe Ervis Sejko, 35 vjeç, janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, kur autori ka hyrë në berberhane dhe ka plagosur dy persona që ndodheshin brenda. Mësohet se agresori ka mbetur dhe vetë i plagosur.

Dyshohet se autori ka qenë i dehur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos