Plagosja në ish-Bllok, arrestohet dhe autori i dytë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2021, 10:14 | Kronikë
Plagosja në ish-Bllok, arrestohet dhe autori i dytë

Policia e Tiranës ka arritur të dokumentojë plagosjen e një ditë më parë në zonën e Pallateve Agimi dhe të verë në pranga dhe autorin e dytë të ngjarjes.

Mbrëmjen e kaluar, pas një konflikti për motive të dobëta u qëllua me armë zjarri në këmbë 32 vjeçari Ilir Shkurti.

Policia arriti të arrestojë pas disa minutash 38-vjeçarin Kridens Muçollari i cili u largua nga vendngjarja me një makinë, ndërkohë që personi që e shoqëronte arriti të largohej.

Falë një pune të mirëorganizuar, mëngjesin e së dielë u vu në pranga dhe 35 vjeçari R.S. për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos