Plagosja në Vlorë, dy në pranga

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2023, 11:33 | Kronikë
Plagosja në Vlorë, dy në pranga

Dy persona janë vënë me pranga pas një plagosjeje me thikë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Vlorë.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë A. M., 33 vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë një 52-vjecar dhe S. J., 50 vjeç, pasi ka rezultuar se ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos