Plagosja në Vlorë, identifikohen autorët, zbulohet për çfarë përdorej lokali

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 12:49 | Kronikë
Plagosja në Vlorë, identifikohen autorët, zbulohet për

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 personat e përfshirë në plagosjen e 33-vjeçarit Tonin Ramaj (Hosaj), një ditë më parë, në ambientet e një lokali.

Pas punës hetimore, policia vijon përpjekjet për arrestimin e shtetasve Ermal Haxhiraj alias Bashkim Brahimaj, Neritan Xhaferaj dhe Ermal Osmenaj.

Policia dyshon se këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga Katrin Lamaj, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, Tonin Ramaj (Hosaj), i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjithashtu, është proceduar penalisht dhe administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja Katrin Limaj, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos