Plagosja në zyrat e PD, Basha nga Kavaja, akuzon Ramën: Atentat ndaj PD. Do të marrë përgjigjen e merituar me votë

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 20:51 | Politikë
Plagosja në zyrat e PD, Basha nga Kavaja, akuzon Ramën: Atentat ndaj

Kreu demokrat Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ngjarjen në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës, ku një i ri mbeti i plagosur pasditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat nga Kavaja, Basha e konsideroi një atentat të kryeministrit ndaj PD-së dhe Aleancës për Ndryshim, por që do të marrë përgjigjen e merituar me votë të dielën e 25 prillit.

Sipas Bashës këto akte tregojnë që regjimit të Ramës i ka ardhur fundi. Pasi sipas tij akte të tilla kanë shënuar kthesa të mëdha dhe rrëzimin e diktatorëve.

“Ngjarje e rëndë, atentat kundër PD e Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja fiton dhe Shqipëria fiton. Një njeri i cili ka humbur çdo kufi njerëzor dhe sot hesht ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën e aktet e atentatit ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi. Kërkojnë të frikësojnë Kavajën PD dhe koalicionin për ndryshim, kërkojnë të na mbyllin gojën nuk i kemi frikë do ta marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja. Sepse Kavaja e di fare mirë se të tilla akte kanë shënuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave tregojnë frikën ën palcë dhe humbjen e toruas nga një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin.

https://a2news.com/2021/04/19/plagosja-ne-zyren-e-pd-meta-drejt-kavajes-qytetaret-te-mos-provokohen-dhe-te-ruajne-qetesine/

Le t’ia japim përgjigjen këtij akti e atentati të gjithë masivisht të dielën në kutitë e votimit dhe t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën e shqiptarëve dhe të kthejmë Kavajën e demokracisë e ndryshimit të gjithë së bashku. Asnjë hap prapa e të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë e krah për krah deri të dielën ku Shqipëria e Kavaja do i japin përgjigjen e merituar”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/19/kavaje-plagosje-me-arme-zjarri-brenda-zyres-elektorale-te-pd-se/

A2 CNN Livestream

Latest Videos