6 ditë nga zgjedhjet, ambasadorja Kim takon Ardi Veliun: Mora konfirmimin për zbatimin e ligjit

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 17:00 | Politikë
6 ditë nga zgjedhjet, ambasadorja Kim takon Ardi Veliun: Mora konfirmimin

Kur na ndajnë vetëm 6 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja Yuri Kim është takuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale nga ambasadorja Kim, thuhet se në fokus kanë qenë përgatitjet për zgjedhjet parlamentare. Ambasadorja, thekson se ka marrë konfirmimin nga drejtori i Policisë për  zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“U takova me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Drejtori i Përgjithshëm Veliu konfirmoi se detyra e punonjësve të policisë është të jenë profesionalë & të paanshëm në zbatimin e ligjit & ruajtjen e rendit publik përpara, gjatë & pas zgjedhjeve", thuhet në postim”, thuhet në postim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos