
Presidenti Ilir Meta lexoi një denoncim të një operatori turistik, që thonte se biznesi i tij është kërcënuar dhe, sipas tij, është gjobitur në mënyrë të paligjshme, pasi ka postuar një foto të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, në profilin e tij në Facebook.
“Të gjobitesh pse ke nxjerrë foto të një politikaneje dhe një thënie të saj është për të ikur për azil. Personi më ka dërguar një bisedë mes tij dhe zotit Blendi Gonxhe, që është drejtoria nga ku varet biznesi i denoncuesit. Është një situtatë që tregon se si patronazhistët ndjekin dhe survejojnë të gjithë qytetarët që bëjnë postime kundër qeverisë apo pro opozitës. Më pas, u krijojnë pengesa të paligjshme, që t’ua bëjnë jetën të pamundur dhe t’i nënshtrohen Rilindjes”, tha Meta.
Më pas, Kreu i Shtetit ftoi vetë denocuesin të sqaronte situatën me të cilën ishte përballur.
"Kjo tregon se kur qytetari i ka treguar problemin, janë sjellë shumë mirë. Por, pas një ore, pasi e vëzhguan se çfarë bën "like" dhe çfarë poston", i krijuan pengesa artificiale. Ndihma do t'i jepet vetëm nëse ndryshon mendimet e tij politike, përndryshe le të largohet. Kjo është diçka shumë e rëndë. Jam shumë i zhgënjyer nga zoti Gonxhe, se ka qenë edhe student i dhjetorit", tha Meta. (A2 Televizion)