
Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, në zyrën elektorale të Partisë Demokratike.
Sipas policisë, “shtetasi N. J., dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobta, ka hyrë në ambientet e brendshme të një zyre elektorale të një subjekti politik dhe ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin B. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Durrësit, nën kujdesin e mjekëve”.
Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit Ndriçim Jonuzi, i cili plagosi Bledi Okshtunin.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nisur drejt Kavajës. (A2 Televizion)