Basha firmos marrëveshje me operatorët turistikë: Hap për ringritjen e turizmit

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 17:45 | Politikë
Basha firmos marrëveshje me operatorët turistikë: Hap për

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen me përfaqësuesit e operatorëve turistikë. Në fjalën e tij, Basha tha se ky është një hap drejt ringritjes së turizmit, që  përmban krijimin e një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e këtij sektori.

“Krijimi i një instrumenti të veçantë financiar në bashkëpunim me sektorin bankar për të mundësuar kredi me kushte lehtësuese për kompanitë e sektorit, me norma të ulëta dhe të subvencionuara të interesit bankar. Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet”.

Në marrëveshje parashikohet mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet, si edhe akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë.

“Mbështetje financiare për kontributet dhe pagën minimale të punonjësve deri në kthimin e situatës në normalitet. Lehtësimin e kompanive që operojnë në sektorin e turizmit nga detyrimet fiskale deri në kthimin e situatës në normalitet. Në këtë kuadër ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë  me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë duke qenë që sistemi i sotëm i diferencimit nuk ka prodhuar efiçencën e  kërkuar dhe të duhur të këtij sektori. Akordimi i fondit të posaçëm për rritjen e nivelit të promovimit të Shqipërisë turistike duke përfshirë edhe rrjetin tonë diplomatik në veçanti sa i përket vendeve të rajonit, të Bashkimit Europian por dhe të  tregjeve të tjera me potencial të lartë siç janë vendet e Azisë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos