
Për analistin Lutfi Dervishi plagosja e të riut brenda zyrës elektorale të Partisë Demokratike është një ngjarje e rëndë që kërkon bërjen shembull të autorit, dhe distancimin e kundërshtarit për ta mbajtur të izoluar dhe jo për të agravuar situatën.
“Është ngjarje e rëndë, vendi ia vendos sfondin politik se ka ndodhur në zyrën e PD dhe ne gjykojmë reagimin e policisë, prokurorit e gjykatës dhe të aktorëve politikë. Izolimi, distancimi dhe bërja shembull e autorit është çështja e vetme dhe distancimi i stafit kundërshtar janë elementët kryesorë për të mbajtur të izoluar dhe jo për të agravuar situatën”. (A2 Televizion)