Plagosje me armë zjarri pranë një hoteli në Tiranë

Nga A2 CNN
28 Maj 2019, 09:18 | Kronikë
Plagosje me armë zjarri pranë një hoteli në Tiranë

Një 27-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm pranë një hotelin në Sauk dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të një parkingu të një hoteli. Sipas policisë, gjatë një konflikti të çastit për motive  ende të paqarta, shtetasi N.N dyshohet se ka plagosur me armë zjarri jashtë rrezikut për jetën shtetasin E.M.,27 vjeç, banues në Tiranë .

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos