
Një person është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të mbrëmjes së të dielës në lagjen Gurra të Lezhës.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal në këtë lagje, ku shtetasi me inicialet R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, është qëlluar me armë zjarri.
Për pasojë, 35-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Lezhës nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Një ditë pas ngjarjes, policia ka bërë të ditur se ka identifikuar personin e dyshuar si autor të plagosjes. Sipas policisë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi P. K., 37 vjeç, banues në Lezhë, i dënuar me parë për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake", ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K. Policia e Lezhës vijon kontrollet intensive për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar. (A2 Televizion)