Plagosje me thikë dhe dhunë fizike, arrestohen dy persona në Bulqizë e Burrel

Nga A2 CNN
25 Korrik 2023, 10:21 | Kronikë
Plagosje me thikë dhe dhunë fizike, arrestohen dy persona në

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar, i cili akuzohet se pas një sherri me një tjetër person, e ka goditur atë me thikë, duke e lënë të plagosur. I lënduari është dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Bulqizë/Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari, autori i dyshuar.

Në lagjen e re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi M. D., 53 vjeç dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin R. P., 37 vjeç,  banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.   

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit të Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit M. D, 53 vjeç, banues në Bulqizë. Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".”  

Njoftimi i policisë

Po ashtu, uniformat blu kanë bërë të mundur edhe arrestimin e një 52-vjeçari, banues në Burrel, pasi akuzohet se ka goditur me sende të forta një 54-vjeçar, i cili u dërgua për marrjen e ndihmës mjekësore në spital.

“Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 52 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin A. B., 54 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.” (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos